Opozita ka nisur protestën para sallës së Kuvendit, ndërkohë që deputetët e PD-së brenda sallës plenare kanë kërkuar heqjen deklamative të dekoratave të torturuesve të komunizmit.
Deputetët e PD-së që kanë folur në podium deklaruan se do të ketë protesta të njëpasnjëshme çdo ditë.
Para se të nisin fjalimet e eksponentëve kryesorë të PD-së, protestuesit hodhën vezë, domate, presh, patate dhe tymuese në drejtim të oborrit të parlamentit para të cilit ndodhet një kordon policor.
Drejtuesit e PD-së bënë thirrje për mosbindje civile dhe protesta deri në largimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të reja./tesheshi,.com/