Partia Demokratike ka vendosur që t’i kthehet pjesërisht jetës parlamentare, duke marrë pjesë nëpër komisione apo seanca, sipas saj, kur në diskutim janë çështje sensitive.
Kjo është vedosur në mbledhjen më të fundit të grupit parlamentar demokrat, ky si pikësynim është vënë zhbërja e Ligjit të Arsimit të Lartë.
“Aty ku ka kalendar me çështje sensitive për qytetaret do shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona per arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Për platformën e Arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë”, mësohet të jetë shprehur kryetari Basha, cituar nga TCH. /tesheshi.com/