Brenda gushtit, PD do të ketë emrat e atyre që mund të cilësohen fajtorë të humbjes së zgjedhjeve lokale të 23 Qershorit. Tashmë që KQZ ka nxjerrë zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve dhe numrin e votave për secilën njësi, demokratët duhet të përqëndrohen dhe të shohin se ku kanë “firuar” më shumë.
Sekretari Organizativ i PD-së, Arben Ristani thotë në një intervistë për Panorama se do të krahasohen rezultatet e 2013-ës me ato të 2011-ës e se analiza do të përfundojë brenda gushtit.
Degët e PD-së kanë listat me rezultatet e dy palë zgjedhjeve sipas një udhëzimi të kryetarit Basha dhe grupi i punës në PD pritet të dalë me një analizë finale. Kjo, sipas Ristanit, hap rrugë për të përcaktuar axhendën e Bashës në takimet nëpër rrethe.
Por, PD nuk do të kufizohet me nxjerrjen e përgjegjësive brenda vetes, pasi deputetët e PD-së kanë deklaruar se në shtator do të nisin protestat me fokus vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve të 21 Qershorit. Sipas deputeit Edmond Spaho, PD ka mbledhur fakte të mjaftueshme që vërtetojnë këtë pretendim.
Në zgjedhjet lokale PD mori drejtimin vetëm për 15 bashki nga 61, por duket se nxjerrja e përgjegjësive për rezultatin do të shoqërohet edhe me protesta, si një mënyrë “rigrupimi” të radhëve pas kritikave dhe debateve që prodhoi 21 Qershori. /tesheshi.com/