Partia Demokratike do të zhvillojë nesër një protestë në dyert e Parlamentit në kohën kur do të mbahet seanca plenare e së enjtes. Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe protesta do të zhvillohet jo thjesht në sheshin para Parlamentit, por “në dyert e Kuvendit”.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, në një deklaratë që ka dhënë në selinë e Partisë Demokratike. Paloka nuk bëri të ditur se a do të jetë prezente PD në seancë apo do të bojkotojë Kuvendin. Paloka ka kërdorur shprehjen “në dyert e Kuvendit”.
Që do të thotë se do të ketë përpjekje për të hyrë brenda oborrit të sallës së seancave plenare. Një zyrtar i PD i tha “tesheshi.coom” se “nuk ka një vendim zyrtar për bojkot, por ne do të bëjmë çmos që të detyrojmë Ilir Metën të japë dorëheqje”.
(tesheshi.com)