Partia Demokratike pretendon se djegia e automjetit të nënkryetarit të bashkkisë Mallakastër tre ditë më parë nuk ka qenë aksidentale sikundër njoftoi policia por zjarrvënie.
Pak ditë më parë, N/kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës e njëherësh kryetar i PD-së lokale, Hajredin Serjanaj, iu dogj automjeti në orët e natës. Partia e tij, me anë të deputetit Alibeaj, pretendon policia po tenton të mbyllë një akt kriminal.
“Nje krim i rende ka ndodhur para 3 ditesh, por policia hesht dhe vazhdon perpjekjet per ta mbyllur sulmin e qellimshem ndaj nenkryetarit te Bashkise Mallakaster, njekohesisht nenkryetar i PD, Hajredin Serjanaj.
3 dite me pare, ne te gdhire te 24 Gushtit, ora 01.45, dy persona i kane vene flaken me lende djegese makines se nenkryetarit Serjanaj, i njohur si nje nga zyrtaret me korrekt dhe pa konflikte.
Ne vend qe te beje publik rastin dhe te coje zjarrvenesit para pergjegjesise penale, me urdher te nendrejtorit te Policise se Fierit, po tentohet mbyllja si shperthim aksidental”, tha deputeti demokrat, duke ofruar dhe videon e dy personave që i vënë flakën automjetit të Serjanajt. /tesheshi.com/