Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për një seri protestash anti-Rama që pritet të ndërmarrë në mesin e parë të muajit shkurt, duke përcaktuar një mega-protestë më datë 16 të këtij muaji në Tiranë.
Këtë të mërkurë, në një mbledhje grupi u përcaktuan deputetët për në zona të ndryshme të vendit, me mision mobilizimin e elektoratit, pas së cilës nr.2 Edi Paloka deklaroi: “Protestë, ngritje dhe reagim. Në rast se qytetarët nuk reagojnë, cdo gjë do të shkojë keq e më keq…Qëllimi është që t’i thërrasim, kushdo që ka një hall duhet të ngrihet dhe protestojë kundër Ramës. Nëse nuk ngrihemi ne, atëherë ai do të vijojë që të tallet me ne dhe ne do të vijojmë të shkojmë keq e më keq”,theksoi politikani i lartë demokrat.
Sipas asaj çfarë u vendos, në Tiranë janë përcaktuar Aldo Bumçi, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Grida Duma; në Fier është caktuar Enkelejd Alibeaj, ndërsa Flamur Noka është vendosur për qarkun e Shkodrës. /tesheshi.com/