PD kundërshton ligjin e ashtuquajtur “Anti-KÇK” miratuar së fundi nga qeveria, e ku kleçka është një akt normativ që mundëson hetim pasurie ndaj atyre që policia do “fusë në rreth” me dyshimet e saj, ku veçojnë ish-të dënuarit më parë.
Për PD-në, është një ligj i panevojshëm e që dublon instanca të tjera anti-krim.
“Akti normativ i qeverisë për krimin e organizuar është antikushtetues, nuk forcon luftën ndaj tij, ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe dublon kompetencat e SPAK-ut dhe BKH-së.
Nëse do të zbatohej, ligji antimafia në fuqi ka mekanizma më të fortë dhe më efikasë për luftën ndaj krimit të organizuar, përmes goditjes së pasurisë së tij, por akti normativ synon të zëvendësojë SPAK-un me Ardi Veliun.
Duke i dhënë policisë kompetencat që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese 4 vjet më parë, ligji i ri i Edi Ramës krijon bazën për krjimin e modelit të shtetit policor…”, thuhet në një deklaratë të dalë nga selia blu.
Sipas saj, Rama nuk mund ta luftojë krimin. Ndërsa PD, po.
“Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin…”, thuhet në deklaratën e PD-së. /tesheshi.com/