Përvjetori i 11-të i Pavarësisë së Kosovës kabërë bashke dy njerëzit që janë të ndarë me thikë në çështjen e kufijve dhe taksës ndaj Serbisë, presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.
Të angazhuar si shtetarë në ceremonitë korteziale përkujtuese, ata ishin fillimisht te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, e më pas te ai i Adem Jasharit në Prekaz.
“Sot jemi së bashku me Haradinajn dhe kryetarin e Skenderajt për të bërë nderimet shtetërore komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën e tij për shtetin e Kosovës. Nderime dhe respekt për gjithë të rënët”, deklaroi Thaçi.
“Në Prekaz, aty ku buron liria, nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes”, shkroi në rrjete Haradinaj. /tesheshi.com/