Nga opozita, vetëm Astrit Patozi i “Bindjes” është i bindur se më 30 qershor do ketë zgjedhje. Sipas tij, pas kësaj date qëndrojnë dhe ndërkombëtarët.
“Unë mendoj që ata duan apo nuk duan 30 qershori është një datë e vendosur, ku shqiptarët janë të detyruar të shkojnë e të ndryshojnë qeverisjet e tyre vendore. Sigurisht edhe faktori ndërkombëtar ka luajtur rrolin e vet pozitiv, do të thoja në zgjidhjen e kësaj krize”, tha Patozi gjatë prezantimit të kandidatit Leonard OIli për Korçën, raporton TCH.
Ish-numri 2 i PD-së, “përzënë” nga Basha, komentoi dhe aksionin politik të opozitës PD-LSI, duke thënë se është nja marrëzi, pasi pushteti ndërrohet vetëm me votë.
“Ajo protestë ishte epilogu i një marrëzie politike.Ne kemi qenë kundër djegies së mandateve, kundër daljes në rrugë kundra revolucionit dhe kundër goditjes së pushtetit me dhunë. Ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që mund të ndryshojë gjërat në Shqipëri sepse jemi forcë politike e djathtë dhe perëndimore”, theksoi Patozi. /tesheshi.com/