Si çdo ditë, e djeshmja pati lajme nga të gjitha fushat, e kryesisht nga politika. Tom Doshi zuri zërish vend kryesor. Po ashtu dhe në Kosovë, ku ekuivalenti i Tomës në Tiranë për momentin, është ministri i Ekonomisë Blerand Stavileci, me deklarimin e tij antiekonomik që mos i bë 7 fëmijë me të ardhura prej 300 eurosh. Por dje pati dhe një lajm gjuhësor, që pakkujt mund t`i interesojë – meqë të gjithë rendin drejt asaj çfarë thuhet e jo si thuhet – ku shqipes iu fut një thënie e re: ‘Mirënjohësisht’, formuluar nga shefi i qeverisë së Tiranës Edi Rama, në një tekst falenderues ndaj Alastair Campbell, mjeshtrit botëror të komunikimit, që e ka përfshirë Ramën në një libër të tij. Rama shkruajti se ndihej mirënjohësisht i surprizuar nga kjo. Ka ndonjë budallallëk në këtë mes? Jo. Ngjan me një hazdisje të tij, teksa bën atë që, siç e shpjegon pofesor Ilmi Rexhepi, krijon një risi gjuhësore duke formuar një ndajfolje prej një emri, apo shprehur sinksorisht, përdorimi rrethanor i një emri duke e ndajfoljizuar.
Gjithsesi, edhe pse pa asnjë peshë të veçantë në zhvillimet e përditshme, ky lloj “lajmi gjuhësor” ngjan më simpatik se çdo produkt tjetër politik i ditës, ardhur sigurisht dhe nga vetë kryeministri. /tesheshi.com/
Hey there! Do you know if they make any plugins to assist
with Search Engine Optimization? I’m trying to get
my website to rank for some targeted keywords but I’m
not seeing very good results. If you know of any please share.
Appreciate it! You can read similar art here: Eco product
You can use a pair of scissors to wash up the edge of the jug and even add some decorative edging.