Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trump, një politikan që s’ndiqet penalisht!

    Trump, një politikan që s’ndiqet penalisht!

    Lija e majmunëve “pushton” Evropën

    Lija e majmunëve “pushton” Evropën

    Afganët: Nëse një tërmet tjetër s’na vret, varfëria mund!

    Afganët: Nëse një tërmet tjetër s’na vret, varfëria mund!

    Rusi: arrestohet një shkencëtar për “tradhti të lartë”

    Rusi: arrestohet një shkencëtar për “tradhti të lartë”

    Osmani në CNN, “këshillë” për Serbinë

    Osmani në CNN, “këshillë” për Serbinë

    A ekziston mundësia e një lufte dhe jashtë Ukrainës?

    A ekziston mundësia e një lufte dhe jashtë Ukrainës?

    Serbja denoncon “Botën Serbe”

    Serbja denoncon “Botën Serbe”

    Ja koka e breshërit pasdite në Prishtinë

    Ja koka e breshërit pasdite në Prishtinë

    Djali i një diktatori të rrëzuar, president i ri i Filipineve

    Djali i një diktatori të rrëzuar, president i ri i Filipineve

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Pasojat politike të takimit Majko-Basha

Nga Te Sheshi
18/05/2016
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pasojat politike të takimit Majko-Basha

Nga: Ylli Pata

Evenimenti politik i ditës së djeshme ka qenë pa dyshim takimi jo thjesht joformal mes liderit të opozitës, Lulzim Basha, dhe ish-kryeministrit, Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste.

Të dy politikanët kanë konsumuar një kafe në hotelin ku bëhen negociatat politike të nivelit të lartë dhe ku janë gatuar kompromiset e zgjidhjet e krizës, siç është hoteli që ka për pronar një austriak, Rogner-in, dhe që në një farë mënyrë ka shërbyer si “Vjenë e vogël” brenda Tiranës.

Ajo kafe gjithsesi nuk ka qenë negociatë, por demonstrim politik i një lëvizjeje politike që po lind në një ngërç i cili po provokohet nga kundërshtimi i reformës për drejtësi nga një pjesë potenciale e politikës shqiptare.

Demonstrimi Majko-Basha është padyshim një manovër e kërkuar dhe e negociuar nga amerikanët, dhe bëhet në prag të një vizite të nivelit të lartë në Shqipëri, siç është ajo e zv.presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.

Si Majko, ashtu dhe Basha, thanë se u takuan për të arritur një koordinim për samitin e madh që organizon Tirana, siç është Asambleja Parlamentare e NATO-s, më 28 maj.

Por edhe pse ky samit është i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi e bën kryeqytetin shqiptar si qendrën rajonale të sigurisë së Aleancës së Atlantikut të Veriut, nuk kishte pse të takohej lideri i opozitës me një udhëheqës politik të mazhorancës para kamerave për të zbutur klimën.

Realisht klima në vend varet vetëm nga temperatura që sjell furra e ndezur e kuzhinave politike.

Megjithatë, dje pati dy përvijime, apo qasje, të ndryshme mbi këtë takim nga çka deklaruan vetë protagonistët, pra, Lulzim Basha dhe Pandeli Majko.

Zëra pranë deputetit socialist, apo të servirura prej tij, që u publikuan në Top Channel dhe në disa media më afër mazhorancës, theksuan se aty u fol për ambicien presidenciale të Pandeli Majkos. Ndërsa qarqe pranë LSI-së ishin të bindura se qe folur mbi prapaskena për reformën për drejtësi. Por asnjë nga politikanët antagonistë të reformës nuk e sulmoi hapur takimin, pasi dihej se ishte nismë e ambasadës amerikane.

Por, realisht, çfarë ishte kafja Majko-Basha?

Nëse bëhej fjalë për synimin presidencial të ish-kryeministrit socialist, është edhe herët për një takim me opozitën, por edhe e panevojshme, pasi do t’i shkaktonte një kosto politike të parakohshme. Kur të vijë koha, negociatat do të bëhen pasi janë bërë kontaktet paraprake të palëve.

Në të vërtetë, shfrimi i dufit nga qarqe pranë LSI-së, ekzaktësisht pranë Metës, ka arsye. Pasi takimi mes Majkos dhe Bashës ishte në fakt një takim mes Bashës dhe Ramës.

Por lideri i opozitës nuk do t’ia lejonte vetes kurrë një gjë të tillë, pasi do ta “varrosnin” politikisht njerëzit e fortë të selisë blu, me Sali Berishën të parin. Veçse edhe një takim Majko-Basha do të komentohet si i tillë në sytë e Berishës dhe të kundërshtarëve të Bashës në PD, pra, si një takim me Ramën ose me “ambasadorin” e tij.

Lulzim Basha me takimin që zhvilloi me të dërguarin e armikut të tij politik nuk bëri gjë tjetër, veçse kaloi një test politik për angazhimin që ka dhënë prej një viti se do të arrijë t’i bindë 30 deputetë të Partisë Demokratike që ta votojnë reformën në drejtësi.

Aq duhen! 10 të tjerët janë llogaritur kundër. Dhe, në fakt, lideri i opozitës arriti ta kalojë këtë test, pra, e ka kapërcyer pragun e “takimit me prindër”, siç e akuzon Edi Rama. Të veprojë vetë dhe i pavarur.

Por çdo të ndodhë nesër?

Në selinë blu ka nisur një kërkesë masive për ndryshime dhe për katharsis. Basha është në mes të dy zjarreve: t’u bindet ish-ministrave dhe vetë “mentorit” të tij politik, Sali Berishës, apo njerëzve përkrahës të të ndjerit Olldashi.

Kreu i PD-së ka ndërmarrë një manovër interesante, duke i ndërsyer disa nga krerët e degëve që e sulmojnë lidershipin, por që në fakt e kanë me ish-ministrat të cilët janë caktuar si të deleguar në rrethe apo si krerë të listave të deputetëve. Me këtë gur Basha eliminon ish-ministrat që janë kundërshtarët realë në PD dhe bën pakt me olldashistët, të cilët brenda degëve kanë një reputacion të pastër, si “qëndrestarë”.

Me një fjalë, Lulzim Basha me tërë këto lëvizje i jep atributin vetes se është politikan dhe se e kontrollon situatën brenda PD-së, edhe pse ka zëra kundër. Që do të thotë se çdo kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme kalon nga dora e tij. Jo më kot ka dhënë prova “ramizmi” në mënyrën e funksionimit të selisë blu, duke kopjuar rivalin e tij. As te Blendi Fevziu nuk shkon asnjë pa lejen e Edi Lesit, që është kthyer realisht në “Endri Fugën” e PD-së.

Ndaj takimin me Majkon, Basha e ka bërë si demonstrim se arrin të dalë edhe nga oborri i ish-Shtëpisë së Ushtarakëve për të kryer takime që nuk i shkojnë dikujt për shtat, qoftë ky edhe “babai”.

Pra, nëse Rama e “vrau babain”, Fatos Nanon, që në fillim, duke i përballuar të gjitha pasojat, Lulzim Basha po e bën tani, pasi ka kohën e artë dhe të limituar, deri në vizitën e Joe Biden-it. Ose arrin të sillet si kryetar i PD-së, ose realisht nuk është i tillë dhe nuk e ka mbështetjen e domosdoshme për të ardhur nesër në pushtet.

Siç ndodhi me Edi Ramën… /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Luftë ruso-ukrainase dhe për një supë
Kulturë

Luftë ruso-ukrainase dhe për një supë

02/07/2022
Republikani, kundër “urrejtjes për Ramën”
Politikë

Republikani, kundër “urrejtjes për Ramën”

02/07/2022
Navalny nga burgu: Edukimi në stol nën portretin e Putinit
Politikë

Navalny nga burgu: Edukimi në stol nën portretin e Putinit

02/07/2022
Lajme të tjera
Vjen zyrtarisht urdhër-arresti për Kel Balilin

Vjen zyrtarisht urdhër-arresti për Kel Balilin

Senati amerikan miraton projektligjin për 11 shtatorin, paralajmërohet vetoja e Obama-s

Senati amerikan miraton projektligjin për 11 shtatorin, paralajmërohet vetoja e Obama-s

“Koalicioni i elefantëve” në Kosovë drejt shembjes: Kilaj i PDK-së e akuzon Hotin e LDK-së për pasiguri në qeverisje

“Koalicioni i elefantëve” në Kosovë drejt shembjes: Kilaj i PDK-së e akuzon Hotin e LDK-së për pasiguri në qeverisje

TË FUNDIT

Trump, një politikan që s’ndiqet penalisht!

Trump, një politikan që s’ndiqet penalisht!

2 orë Më parë
Një tjetër ushtarak i lartë rus “lë kockat” në Ukrainë

Një tjetër ushtarak i lartë rus “lë kockat” në Ukrainë

3 orë Më parë
Rritje çmimesh në vendin e “ëndrrave ballkanase”

Rritje çmimesh në vendin e “ëndrrave ballkanase”

6 orë Më parë
Lija e majmunëve “pushton” Evropën

Lija e majmunëve “pushton” Evropën

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Luftë ruso-ukrainase dhe për një supë

Luftë ruso-ukrainase dhe për një supë

02/07/2022
Afganët: Nëse një tërmet tjetër s’na vret, varfëria mund!

Afganët: Nëse një tërmet tjetër s’na vret, varfëria mund!

02/07/2022
Myzeqeja, edhe hambar drite!

Myzeqeja, edhe hambar drite!

01/07/2022
Pse Kina zotëron kaq shumë tokë në Ukrainë?

Pse Kina zotëron kaq shumë tokë në Ukrainë?

01/07/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist