Familja e ka martuar pa pëlqimin e saj. Dhe me një burrë që burrë që nuk e donte, madje dhe e urrente, ajo ka vendosur t’ja marrë jetën duke i hedhur helm në qumësht. Por ai nuk e ka pirë atë.
Më pas, vjehrra e ka marrë qumshtin e helmuar për ta zënë kos dhe, pasi mbi 20 anëtarë të familjes kanë konsumuar këtë të fundit, 17 prej tyre kanë vdekur.
Kjo është pak a shumë historia e një gruaje në Pakistan, e cila si pa dashje ka realizuar një vrasje masive, duke dashur t’i marrë jetën vetëm burrit, atë me të cilin e kanë martuar dhe që nuk e ka dashur. Ngjarja ka ndodhur në Pakistan.
Siç raporton AA, a akuzuara doli para gjykatës për t’u përgjigjur për krimin e bërë, kurse gazetarëve u tha se nuk ishte e kënaqur me vendimin e prindërve për ta martuar pa vullnetin e saj. /tesheshi.com/