Nuk është e njëjtë një urim për Pashkët Ortodokse i Presidentit Nishani me Presidentin Thaçi.
Për arsye se Hashim Thaçi ka tjetër konotacion, por dhe qytetarët serbishtfolës që presin nga kryetari i shtetit që nuk e duan, kërkojnë t’ju urojë në gjuhën e tyre.
Dhe Hashim Thaçi u bëri urimin, jo vetem me simbolin e kremtimit që janë vezët me ngjyra, por edhe në gjuhën dhe trajtimin e duhur linguistik.
“Të gjithë atyre që kremtojnë sot sipas kalendarit Julian, gëzuar Pashkët! Urimet e mia më të përzemërta për paqe, mirëqenie, gëzim e harmoni”, shkruan Thaçi edhe në shqip por edhe në serbisht.
“Svima koji slave po Julijanskom kalendaru želim srećan Uskrs uz najbolje želje za mir, blagostanje, radost i sklad. HTH”.
/tesheshi.com/