Një alarm për bombë ka shkaktuar panik tek pasagjerët në portin e Durrësit.
Në fakt nuk ka qenë një alarm i rremë, por një manovër e kryer nga forcat e sigurisë së Portit të Durrësit për të testuar masat e sigurisë në rast të një ngjarjeje të vërtetë, vendosjen e një bombe apo sulmi me armë.
Për të testuar reagimin e forcave të sigurisë është improvizuar alarmi për bombë në momentin që nga trageti i një linje me Italinë, po zbrisnin udhëtarët.
Duket se ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë ka shkaktuar panikun në rradhët e udhëtarëve, të cilët janë nxjerrë me shpejtësi nga terminalet. /tesheshi.com/