Diçka nuk po shkon me rrjetet sociale. Kanë kaluar veç disa javë nga bllokimi i Whatsapp kur të njëjtin problem ka hasur dhe Instagrami.
Në orët e kaluara qindra përdorues kanë raportuar se e kanë hasur vështirësi në përdorimin e këtij rrjeti social.
Rreth 50% e përdoruesve kanë pasur problem në postimin e fotove të reja, 16 % e tyre kanë deklaruar se nuk i bënin dot Log In llogarisë ndërsa 21% të tjerë që kryefaqjja nuk merrte refresh.
Ky problem ka prekur kryesisht Evropën perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa rajone të Indisë.
Ende nuk ka një dalje publike nga kompania Instagram për të shpjeguar se cilat ishin shkaqet e këtij problemi./tesheshi.com/