Vetëm pak orë pas sulmeve në Paris, Facebook ka aktivizuar një funksion nëpërmjet së cilit mund të ndryshoni fotografinë tuaj të profilit për të dhënë mbështetjen tuaj ndaj Francës dhe qytetarëve të Parisit.
Rrjeti social ka bërë të disponueshëm këtë funksion duke e lajmëruar përmes faqes zyrtare në të cilën thuhet: siç ka ndodhur në të shkuarën, tani mund të modifikoni fotografinë tuaj të profilit duke i vënë sipër fotografinë e flamurit të Francës. Postimi në Facebook është shoqëruar nga një frazë dhe një hashtag “Jemi bashkë #JeSuisParis”.
Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social i Zuckerberg lejon përdoruesit të modifikojnë fotografinë e tyre të profilit në mbështetje të një kauze apo të një vendi të prekur nga një katastrofë./tesheshi.com/