Një ditë pas vendimit të papritur për t’u tërhequr nga Siria, zyrtarët amerikanë thonë se presidenti Trump po konsideron gjithashtu edhe një tërheqje të mijëra trupave nga Afganistani.
Bëhet fjalë tërheqjen e gjysmës së 14.000 sosh, të cilat ndodhen në atë vend që në vitin 2001, kur pushtuan Afganistanin dhe rrëzuar regjimin taleban. Por së fundi, autoritete të larta ushtarake kanë deklaruar se nuk po ia dalin në luftë me talebanët.
Ndaj, ky veprim vjen në një kohë kur zyrtarët amerikanë janë përfshirë në bisedimet me talebanët.
Vendimi i papritur i Trump për të tërhequr trupat nga Siria ka efektuar në dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis, për shkak kundërshtive me presidentin.
Mattis gjithashtu mbështeti idenë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë forca të forta ushtarake në Afganistan, për të mbajtur lart përpjekjet diplomatike për paqen. mundësinë që Trump të tërhiqej.
Duke folur në kushtet e anonimitetit, një zyrtar amerikan i tha agjencisë AP se ushtarët mund të tërhiqeshin nga Afganistani deri në verë, por që nuk është marrë ande asnjë vendim përfundimtar. /tesheshi.com/