Një javë pasi Kryeministri Edi Rama u kërkoi drejtuesve të hipotekave të japin dorëheqjen, drejtoresha e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë i ka paraqitur kërkesën për largim nga detyra ministrit teknik të Drejtësisë, Gazment Bardhi.
Lediana Bardhi është emëruar në këtë post në vitin 2014 me propozimin e Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë Nasip Naço, ndërsa ministri Bardhi ka pranuar dorëheqjen e saj.
Javën e kaluar, Kryeministri Rama ka shprehur kritika të forta në drejtim të hipotekave, duke shoqëruar këtë vlerësim negative me kërkesën për dorëheqje të drejtuesve të zyrave hipotekore në rrethe.
“Duke parë raportin e kërkesave me përgjigje. Ju kërkoj dorëheqjen të gjithëve të ikni me dinjitet të kesh 238 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra. Pra të jesh përgjigjur vetëm 3 kërkesave nuk e di ctë them. Jepni dorëheqjen me dinjitet nuk më intereson nga vini. Kjo histori mbaron këtu, ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë”, u shpreh Rama. /tesheshi.com/