Bashkia e Tiranës vendosi të largojë nga zonat urbane klubet e striptizës, të cilat ashtu siç kazinotë e lojrat e fatit, janë shndërruar prej vitesh në një kërcënim për moralin shoqëror.
“Të gjitha strip-klabet në Tiranë, afati është deri në 1 mars për t’u larguar nga zonat e banuara të qytetit të Tiranës. Nuk është normale që përballë çdo shkolle ka strip-klube, ka ardhur koha t’i përzëmë nga qyteti. Me këtë vendim, është bashkia e Tiranë që jep autorizimin final për çfarëdolloj biznesi”, deklaroi kreu Erjon Veliaj, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak.
Veç klubeve që e ushëtronin këtë aktivitet, “kërcënim” ishin bërë dhe reklamat apo posterat e tyre në vendet publike. /tesheshi.com/