Shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca, i cili sot hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, ka
thënë se veprimet e tyre janë politike duke bërë me dije se qëllimi ishte për të bllokuar këtë Kuvend dhe për ta paralizuar Qeverinë e Kosovës.
Sipas tij ata vendosin se kush do ta hedhë gazin, nëpër seancat e ndryshme. Konjufca u shpreh se sot ai është nga deputetët që e gjuajti gazin.
“Kudo që brenda Kuvendit tentohet që të mbahet seanca, jemi të vendosur që ta pamundësojmë atë”, deklaroi Glauk Konjufca./tesheshi.com/