Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar pas drekës së falenderimit që ai dhe kolegët e tij patën me kreun demokrat, Lulzim Basha.
Demiraj qëndroi në detyrën e ministrit të Brendshëm për 4 muaj, në kuadrin e marrëveshjes së 17 majit mes kryeministrit dhe kreut të PD-së.
Ai shkruan se dreka e sotme konfirmoi bashkëpunimin e gjatë në interes të çdo qytetari shqiptar, për një demokraci të prekshme nga çdo qytetar dhe për një qeverisje shumë më të mirë.
“Ishte nder dhe privilegj që shërbyem për rreth 4 muaj në detyra si ministra të qeverisë. Falenderoj z. Lulzim Basha për besimin, mbështetjen dhe nominimin. Gjithashtu ishte privilegj bashkëpunimi me Znj. Ledina Mandia, Xhulieta Kërtusha, Helga Vukaj dhe Mirela Karabina, Doktor Arben Beqiri dhe z.. Gazmend Bardhi”, shkruan Demiraj. /tesheshi.com/