Lideri i Opozitës maqedonase, Zoran Zaev pret rezultate të shpejta për formimin e një qeverie të re dhe mekanizmave që do të demokratizonin institucionet dhe zgjedhje të lira. Pas bisedimeve intensive që komisioneri europian, Hahn dhe zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Nuland zhvilluan në Shkup, pritshmëritë janë rritur.
Por, sipas Zaev, nëse kjo pritshmëri nuk përmbushet “LSDM do të kërkojë alternativa të tjera për të realizuar këto qëllime”.
Ai i bëri këto komente pas një takimi me deputetin e Parlamentit francez, Filip Diran, si dhe me ambasadoren franceze në Shkup, Lorens Oer. /tesheshi/