Partizanit i Beogradit, ekipi ku kosovari Fadil Vokrri shënoi vitet më të arta të karrierës ë tij si futbollist, i ka dhënë një lamtumirë ish-lojtarit të vet me fjalët:
“Tifozët e Partizanit e deshën atë pa rezerva, sepse ai ishte një lojtar i madh, luftëtar i pakompromis në terren, dhe cilësitë e tij njerëzore lanë një shenjë të thellë te Partizani. Fadil, u prehsh në paqe! Je i lavdëruar përjetë!”.
Ndërkohë, është publikuar dhe videoja e një prej ndeshjeve më të bukura të Fadil Vokrrit, ajo mes përfaqsueses Jugosllave, ku ai gjithashtu luajti, dhe Irlandës së Veriut, një përballje e vitit 1987, ku llapjani Vokrri shënoi dy gola në rezultatin e përgjithshëm 3-0. Aty ai luajti krah emrave të mëdhenj t ëish-futbollit jugosllav, si Katanec, Bazhdareviç e Vujoviç. /tesheshi.com/
Ndiqeni:
https://youtu.be/7b5tBiJh3m0