Edhe pse si rend ditë ka qenë projektligji për titujt e pronësië, Parlamenti ka devijuar bë çështje të tjera, nga ato që nxisin replika mes palëve. Ishte kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla, me vonë dhe Elisa Spiropali, të cilat nisën t’i kërkojnë llogari kreut demokrat Basha, mbi 1 milion dollarët e dyshimtë për lobim
“Ti Lulzim Basha duhet të dalësh këtu dhe të sqarosh shqiptarët se ku i ke gjetur 1 milion dollarë të përdorur nga PD për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë dhe tërhequr vëmendjen e administratës amerikane në përpjekjen tënde për ta kthyer në një gogol qeverinë socialiste. Burime terësisht të konfirmuara bëjnë me dije se këto para i përkasin një fondi të zi aferash korruptive të administruara nga një person i lidhur drejtëpërdrejtë me Lulzim Xhelal Bashën”.
Ka reaguar kryedemokrati Basha, duke thënë se:
“Balla piruetë e Ramës, duhet të hetohet për pastrim parash E rrotullon si piruetë për axhendë të pastër politike. Çoje sot në prokurori. Çoja dhe FBI-së, PD nuk ka asgjë për të fshehur. Partia që fsheh milionat dhe miliardat e krimit je ti Edi Rama. Sheh panik tek ti që fshihesh pas një njeriu që duhet të hetohet”. /tesheshi.com/