Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shfaqi paranojat e tij tipike ballkanike gjatë një fjale në kremtimin e 182-vjetorit të themelimit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU).
Sipas tij, viti 2024 mund të sjellë konflikte të reja në rajon.
“Kam frikë se ky vit do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira se ai i mëparshmi; dua të them çdo lloj kërcënimi në Republika Srspka(Bosnje), në Kosovë dhe Metohi dhe në pjesë të tjera të rajonit,” tha Vuçiç, cituar nga Danas.
Aleksandar Vuçiç, i njohur për deklaratën e tij të dikurshme “100 muslimanëve për një serb” muslimanë”, njihet si një millosheviçist herë i hapur e herë i kamufluar, duke trashëguar nga ish-babai i tij politik, zëdhënës i të cilit ka qenë, tiparin politik vetëpersekutues serb, në emër të së cilit më pas kryejnë krime kundër popujve të tjerë fqinj(siç). /tesheshi.com/