Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezikun terrorist që i kanoset përreth Europës këtë verë dhe në veçanti periudhën gjatë së cilës do të zhvillohet kampionati i futbollit në Euro 2016, në Francë.
“Numri i lartë i turistëve që do të vizitojnë Europën në muajt e verës, paraqesin një objektiv për sulmet terroriste në vende publike, veçanërisht në evenimente të rëndësishme”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar shtetasve të saj që ndodhen në Europë.
Nga DASH veçohen dy evente: Dita Botërore e Rinisë së Kishës Katolike, e cila do të mbahet në Poloni në fund të muajit korrik dhe Kampionati Europian i Futbollit, që zhvillohet në Francë mes 10 qershorit dhe 10 korrikut. /tesheshi.com/