Në Tiranë po zhvillohet një protestë kundër ligjit të importit të mbetjeve të riciklueshme, që për shumëkënd përkthehen si ardhje plehrash në Shqipëri.
Protesta është organizuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave, themeluar që paradisa vitesh kur do kundërshtohej një ligj i ngashëm i qeverisë Berisha.
Ndër risitë e kësaj proteste, është mbajtja e një kartoni të kuq nga ana e protestuesve, i ngjashëm me atë të deputetëve që përfaqson votën “kundër”, për të kundërshtuar pra me anë të saj ligjin e qeverisë mbi mbetjet.
Masa e protuestuesve ëshët vendosur para kryeministrisë, ndërsa shefi i qeverisë, Rama, si për ironi, po mban një fjalim suksesi në mbledhjen e Asamblesë Socialiste diku pak më larg, te “Xibraku”.
Ajo që vihet re në protestë, është dhe një numër i madh policësh në ruajtje të rendit. /tesheshi.com/