Myftiu i madh i Jeruzalemit, Sheik Muhamed Huseini, ka njoftuar dorëheqjen nga Forumi i Paqes në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi forumi lëshoi një deklaratë që mbështeste normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, njoftoi agjensia e lajmeve Wafa.
Huseini njoftoi në një konferencë për shtyp se ai kishte dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij në Forumin për promovimin e paqes në shoqëritë muslimane (FPPMS), duke cituar një deklaratë të organizatës që mbështet marrëveshjen e Emiratet e Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
“Ky normalizim është një ‘thikë pas shpine’ ndaj palestinezëve dhe muslimanëve dhe një tradhti ndaj vendeve të shenjta myslimane dhe të krishtera në Jeruzalem,” tha ai.
FPPMS mirëpriti marrëveshjen Izrael-Emirate, duke pretenduar se “ndaloi përhapjen e sovranitetit të Izraelit në tokat palestineze” dhe se do të forconte paqen dhe dialogun midis kombeve. Megjithatë, pas kritikave, forumi e tërhoqi deklaratën nga platformat e tij.
Thyerja e besimit
Ndërsa zyrtarët e Emiratev e përshëndetën normalizimin si një mënyrë të suksesshme për të ndaluar lëvizjen e paligjshme të Izraelit për të aneksuar pjesë më të mëdha të Bregut Perëndimor, lryeministri izraelit Benjamin Netanyahu riafirmoi angazhimin e tij për planin e aneksimit, sipas portalit të Lindjes së Mesme – Monitor.
Forumi FPPMS u krijua në 2014 në Emiratet e Bashkuara Arabe për të promovuar paqen dhe dialogun. Ajo drejtohet nga ish politikani mauritanian dhe profesori i fesë, njëherësh Myftiu i Madh i Emirateve, Abdullah Bin Bayjah.
Në fillim të kësaj jave, aktivistja e shquar dhe muslimanja amerikane Aisha Al-Adawiya dha dorëheqjen nga pozicioni i saj në FPPMS, në shenje refuzimi ndaj mbështetjes së marrëveshjes.
Al-Adawiya, themeluesi i grupit Women in Islam që lufton për të drejtat e njeriut, shkroi në Facebook se ajo refuzon mbështetjen për marrëveshjen dhe akuzoi FPPMS për “shkelje të besimit”, duke theksuar mbështetjen e saj “të fortë” për Palestinën. /tesheshi.com/