Papa ka ftuar Bashkimin Evropian që të gjejë mënyra të reja kreative për që qëndruar bashkë, duke u dhënë vendeve anëtare më tepër liri.
Gjatë kthimit nga Armenia, ai u ka thënë gazetarëve se Skocia dhe Katalonia spanjolle, pas Brexit-it do të mund të kërkojnë secesion, gjë që sipas kreut të botës katolike, mund të sjellë dhe deri te “balkanizimi” i Evropës.
Ndaj, ai ka ftuar liderët evropianë që të jenë më të hapur, të investojnë më shumë shumë në lirinë dhe pavarësinë e vendeve të unionit, si një mënyrë për të qenë të bashkuar. /tesheshi.com/