Trajneri italian i kombëtares shqiptare Christian Panucci i është përgjigjur dhe njëherë interesimit mediatik para miqësores me Norvegjinë, ku ka vlerësuar maksimalisht prurjen e re, Ylber Ramadani.
“Mund t’ju them se do të debutojë Ramadani, pasi është në një formë mjaft të mirë dhe na jep shumë cilësi në mes”, tha Panucci, duke mos i kursyer lëvdatat për të.
“Ramadani ka stofin e liderit dhe meriton të nisë nga fillimi”, shtoi italani, i cili është treguar më i kursyer për prurjen tjetër, Abazajt.
“Eshtë shumë i mirë në lojën një kundër një, por i duhet ende shumë stërvitje për të luajtur në kombëtare. Gjithsesi, në varësi të lojës, gjithë secili mund të ketë mundësitë e tij”, shtoi kreu i pankinës kuq e zi. /tesheshi.com/