Një ëmbëlsirë e mrekullueshme verore që mund ta shijoni pasdite ose edhe në darkë. Reçeli i luleshtrydhes e bën akoma edhe më të mrekullueshme shijen e saj.
Përbërësit:
1 lugë çaji xhelatinë pluhur
1 lugë gjelle ujë
1 ½ gota krem pana
½ gotë qumësht
1/3 gotë sheqer
2 lugë çaji lëkurë e grirë limoni
½ lugë gjelle vanilje
6 lugë gjelle reçel luleshtrydhe
Përgatitja:
Hidhni xhelatinën mbi ujë dhe lëreni për 1 minutë, derisa të tretet.
Hidhni krmein pana, qumështin, sheqerin, lëkurën e grirë të limonit dhe vaniljen në një enë. Vendoseni në zjarr në temperaturë mesatare. Gatuajini për 5 minuta, duke i trazuar herë pas here. Largojini më pas nga zjarri.
Shtoni në të përzierjen me xhelatinë dhe përziejini mirë. Hidhni edhe reçelin e luleshtrydheve dhe më pas ndajini në gota ëmbëlsirash.
Mbulojini me qese kuzhine plastike dhe vendosini në frigorifer për 8 orë./tesheshi.com/