Një video e publikuar nga Radio Evropa e Lirë tregon një ambulancë duke kaluar nëpër qytetin bjellorus Gomel, i cili kufizohet me Ukrainën.
Videoja është e fillimit të muajit mars dhe sipas Daily Mail, punonjësit e një spitali aty pranë pohojnë se deri më 13 të këtij muaji, më shumë se 2500 trupa ishin kthyer në Rusi.
Stafi mjekësor bjellorus në Gomel thotë se morgjet e tyre janë plot.
Rreth 200 kilometra larg, por sërish në një zonë afër kufirit me Ukrainën, një banor i Mazirit pohon: “Pasagjerët në stacionin e trenit u tronditën nga numri i trupave të ngarkuar në tren. Pasi njerëzit filluan xhirimet, ushtria i kapi dhe urdhëroi t’i heqin…”
Daily Mail citon edhe një deklaratë të një mjeku nga spitali i Mazirit, i cili ka thënë se nuk kanë mjaftueshëm kirurgë, por ka konfirmuar edhe atë që ka thënë qytetari: “Më parë trupat janë transportuar me autoambulanca dhe janë ngarkuar në trenat rusë. Ai dhe e postoi në rrjetet sociale kur trupat filluan të ngarkoheshin gjatë natës për të mos tërhequr vëmendjen”.
A railway car is filled with bodies in Russian uniforms, a local resident recalls confronting Russian troops who entered his front yard during the Russian assault on the area. Voznesensk was attacked by Russian forces but is still in Ukrainian hands. pic.twitter.com/c4QEzCr8Ba
— Radio Free Europe/Radio Liberty (@RFERL) March 18, 2022
Më 1 mars, spitali Gomel filloi heqjen e pacientëve për shkak të numrit të madh të ushtarëve rusë të plagosur që duhej të trajtoheshin.
“Ka kaq shumë rusë të plagosur atje, është e tmerrshme. Ata janë tmerrësisht të shpërfytyruar. Është e vështirë të dëgjosh ankimet e tyre që bëjnë jehonë në të gjithë spitalin,” tha një pacient i dalë prej aty.
Gomel kufizohet me Rusinë në lindje dhe Ukrainën në jug. Është qyteti më i madh bjellorus pas Minskut dhe qendra kryesore tregtare.
Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë, ndërsa rusët nuk e komentojnë këtë. Rreth dy javë më parë, agjencitë ruse publikuan një deklaratë të autoriteteve ruse se 500 ushtarë rusë ishin vrarë. /tesheshi.com/