Një atlet ka bërë kryqin pak para garës gjatë Lojërave të pesta të Solidaritetit Islamik, zhvilluar në Konya të Turqisë.
“Kush është atleti që bëri kryqin në Lojërat e Solidaritetit Islam?”, ishte titulli i një media vendase.
https://youtu.be/q_qDNsr8Yfo
Siç është bërë e ditur nga organizatorët, shton media në fjalë, nuk ka ndalesa fetare për sportistët pjesëmarrës në Lojërat e Solidaritetit Islamik, të cilat u mbajtën këtë vit me pjesëmarrjen e 56 vendeve myslimane dhe me praninë e presidentit Erdogan.
Ndaj u raportua se protagonisti i episodit në fjalë ka ardhur nga një vend musliman në Lindjen e Largët, por që është i besimit të krishterë. /tesheshi.com/