Milioneri kosovar Behgjet Pacolli, njëerësh njeriu që mban postin e ministrit të Jashtëm në kabinetin “Haradinaj” në ikje, vendosi të ndërtojë një pallat për të pastrehët e tërmetit në Shqipëri.
Ai qe i pari që donatoi 1 milion euro për pasojat, që të nesërmen e tërmetit, e tani vendos “t’i ngjajë” Erdoganit, me ndërtim banesash.
Pacolli qe sërish në terrenin e vuajtjeve të pas-tërmetit, duke zgjedhur Krujën, afër së cilës ndodhet dhe Thumana tragjike.
Sipas tij, për tre muaj pallati është gati.
“Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”, tha Pacolli. /tesheshi.com/