Derisa dita-ditës po ofrohet momenti kur, sipas të gjitha gjasave, Kuvendi i Kosovës do të votojë pro themelimit të Gjykatës Speciale, janë shtuar zëra kundër saj.
Është lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, e ka kundërshtuar gjykatën, e cila, siç është thënë, veçanërisht do të merret me “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga komandantët e UÇK-së”.
Lexojeni të plotë reagimin e Pacollit:
Për Gjykatën Speciale…
Kam qenë ndër të parët që i jam kundërvënë raportit të Dik Martit. Kam luftuar kundër këtij raporti në Zvicër dhe kudo, por s’më kanë dëgjuar dhe as pranuar këshillat e mia.
I kam kërkuar publikisht kryeministrit të kohës Sali Berisha të bashkërndohemi për të ndaluar miratimin e rezolutës që më pas çoi në krijimin e të ashtuquajturit Tribunal special në Kosovë. Poashtu i kam kërkuar Qeverisë të atëhershme dhe Hashim Thaçit një autorizim që më mundësonte ndjekjen penale kundër Carla del Pontës dhe Dick Martit, në Lugano (ajo e ai aty jetojnë), për akuzat e pa baza ndaj UÇK.
Atëherë isha në pozitën e akuzuesit e dëshmitë është dashtë të prodhohen nga ata gjë që më garantonte fitore të pakontestueshme. Procesi që do të hapej në Lugano do të parandalonte hapje tjetër të këtij rasti kudo në botë e eventualishtë edhe Gjykatën Spaciale për të cilën tani bëhet fjalë. Këtë u them me siguri të plotë.
Kjo mungesë e bashkëpunimit tregon qartë shkurtpamësinë e udhëheqësve tanë politik, mungesën e vizionit dhe seriozitetin e tyre. Fatkeqësisht, këto po ndikojnë në mos udhëheqjen e mirëfilltë të vendit.
Kështu ndodhi edhe,pothuajse më të gjitha propozimet e mija edhe në lëmit tjera. Po më vjen shumë keq!
E vërteta ndërkohë nuk është bardhë e zi. Ka shumë ngjyra.,nuk di si do të ia dalin tani! /tesheshi.com/
Hi there! Do you know if they make any plugins to
assist with Search Engine Optimization? I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m
not seeing very good gains. If you know of any please share.
Thank you! You can read similar article here: Eco wool