Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, vazhdon ta sfidojë shefin e tij Ramush Haradinaj sa i përket çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Ai pas takimeve që ka zhvilluar me shumë zyrtarë të lartë amerikanë, ka thënë se porosia që ka marrë është kalimi i marrëveshjes së Demarkacionit dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë.
“Një takim shumë pozitiv dhe shpresëdhënës dy-palësh me aleatët tanë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington.
Takova në Departamentin Amerikan të Shtetit, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, i cili ishte i shoqëruar edhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee. Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat.
Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme. Jemi në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë-Serbi mbeten çështje kryesore. Parneriteti dhe aleanca ynë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme” ka shkruar Pacolli në Facebook. /tesheshi.com/