Dita e dytë e vizitës së Haradinajt në Gjermani, ka vijuar me një “Mëngjes lutjesh” berlineze. Këtij përjetimi, shefi i qeverisë së Kosovës i ka kushtuar dhe një status në FB, ku shkruan:
“Këtë mëngjes, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kam marrë pjesë në ‘Lutjet e mëngjesit’, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.
Në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ritheksova rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.
Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikës, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet!”, shkruan i pari i qeverisjes së Kosovës.
Haradinaj ndodhet prej së enjtes në Berlin, ku pati dhe një takim me kancelaren Merkel. Nga orët e tij gjermane, ende nuk ka ndonjë lajm me peshë. /tesheshi.com/