Edhe pse në një kohe tensionesh, deri në praglufte, tragjedia më e fundit turke prej një tërmeti katastrofik në juglindje të këtij vendi, në kufi me Sirinë, ka bërë që kryeministri grek Mitsotakis të shoreh ngushëllime dhe të aktivizojë resurset e një ndihme për fqinjin lindor në këto orë të vështira.
“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit që u prekën”, shkroi kreu i qeverisë greke.
Siç bëri të ditur ai, burimet do të aktivizohen menjëherë dhe do të dërgohet ndihma për të dy vendet.
“Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë”, shkroi Mitsotakis. /tesheshi.com/