Opozita ka mbajtur një protestë të rradhës në Kukës, ku risi ka qenë premtimi i kryetarit Basha për falje të kamatvonesave të energjisë. Edhe pse lloji i protestave që po mbahet, ka patur si motiv dorhejqen e Kreut të Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave që i janë adresuar atij për vrasje nga ana e deputetit Doshi, ato tashmë po marrin më tepër një karakter elektoral.
Në fjalën e tij, Basha i mëshoi fort ofertës, asaj që opozita thotë se do ia paraqesë së shpejti opinionit, ku veç premtimeve klasike për punë e dinjitet, ulje taksash dhe çmimi të energjisë, veçoi dhe atë për uljen e kamatvonesave të energjisë.
“E ardhmja do jetë e bukur porsi bukuria e vajzave dhe djemve kuksianë”, konkludoi kreut demokrat. /tesheshi.com/