Opozita, sikurse kishte paralajmëruar ditë më parë, ka nisur mëngjesin e sotshëm protestën përpara ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë. Partia Demokratike deklaroi dje se do të bëhet e pamundura për të ndalur miratimin e buxhetit dhe paketës fiskale.
Brenda në Kuvend, ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar abrogimin e rendit të ditës. Protestuesve para parlamentit i është bashkuar kryetari I PD-së Lulzim Basha, kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani.
Ndërkaq, në shenjë proteste janë hedhur në tokë, në drejtim të institucionit të Kuvendit, preshë, vezë dhe patate./tesheshi.com/