Kryetarët e degëve të partisë NISMA për Kosovën kanë shprehur mbështetjen e tyre për qëndrimin që po mbanë subjekti i tyre karshi zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës. E po ashtu edhe për rolin që po luan si opozitë e bashkuar, për të pamundësuar jetësimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin që po ia sjell koalicioni qeverisës.
Kjo u bë e ditur gjatë takimit që NISMA për Kosovën, ka mbajtur sot me kryetarët e degëve të NISMA-s, ku të pranishëm ishin, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së kësaj partie.
Fatmir Limaj, ka informuar kryetarët e degëve rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
“Kryetari Limaj në këtë takim me kryetarët e degëve të NISMA për Kosovën, ka folur rreth situatës politike në vend, zhvillimeve të fundit në Kuvend të Kosovës, dhe jashtë tij, pastaj foli edhe për për intensifikimin e punës reth organizimit të manifestimit të shprehjes së pakënaqësisë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në këtë takim është folur edhe për hapat tjerë që do të ndërmerren nga opozita e bashkuar, karshi sfidave që po i vijnë vendit.
Në fund të takimit është diskutuar edhe për çështje tjera organizative të degëve të NISMA për Kosovën.
/tesheshi.com/