Opozita proserbe e Malit të Zi, zhvilloi sot në Podgoricë një protestë ku kërkoi krijimin e një qeverie kalimtare të përbërë nga ekspertët.
Protestuesit mbanin flamuj malazezë, serbë, simbole të Partisë Radikale serbe, foto të Vladimir Putinit dhe Vojislav Sheshelit, bën të ditur televizioni publik i Malit të Zi, RTCG.
Sipas gaztarëve që ndoqën mitingun, në protestë morën pjesë qindra vetë.
Lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, tha se qeveria nuk duhet të mendojë se i ka shuar protestat.
“Kërkesat tona janë rrëzimi i qeverisë ekzistuese, formimi i një qeverie kalimtare në të cilën nuk duhet të ketë asnjë ministër partiak”, tha Mandiç.
Ai shtoi se “sapo ishte kthyer nga Moska, aleati më i rëndësishëm ndërkombëtar. E vetmja gjë që kjo qeveri ka ndërtuar janë marrëdhëniet armiqësore me Rusinë, por qe ne nuk e duam këtë marrëdhënie. Unë jam i kënaqur që Presidenti i Parlamentit rus, Sergei Naryshkin, ka marrë mesazhin tonë”, tha Mandiç.
/tesheshi.com/