Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Opozita kosovare: Qeveria Mustafa po luan kartën e terrorizmit për të penguar “anti-Zajednicën” e 28 nëntorit

by te Sheshi
24/11/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Opozita kosovare: Qeveria Mustafa po luan kartën e terrorizmit për të penguar “anti-Zajednicën” e 28 nëntorit

Nga Blendi Gashi

Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga institucionet e sigurisë shtimin e masave, në mënyrë që siç ka thënë, Kosova të jetë e përgatitur në të gjitha aspektet që të përballet me kërcënimet e terrorizmit. Më konkretisht, së bashku me autoritetet policore, kabineti Mustafa, nga këto dy domene pushteti  u është bërë thirrje qytetarëve që “të rrisin vigjilencën dhe të shmangin, kurdo që kanë mundësi, sidomos vendet shumë të frekuentuara, siç janë koncertet, ndeshjet sportive, klubet e natës, stacionet e autobusëve apo qendrat tregtare dhe të mos hezitojnë të lajmërojnë për çdo shqetësim.”

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në një emision televiziv ka theksuar se edhe Kosova sikurse edhe shumë shtete të tjera po merr masa për t’u mbrojtur nga sulmet eventuale terroriste.

“Pas një konsultimi paraprak më Këshillin Kombëtar të Sigurisë, është vlerësuar se duhet të shtohen masat, dhe të shtohet vigjilenca dhe kujdesi te qytetarët veç e veç. Do të ketë përkujdesje më të madhe nëpër tubime të ndryshme. Cak i sulmeve të terroristëve kryesisht janë vendet ku ka shumë frekuentim të njerëzve. Megjithatë nuk ka nevojë për panik, sepse nuk ka ndonjë kërcënim konkret”, ka deklaruar Hyseni.

Por ky paralajmërim i pushtetit vjen vetëm pak ditë para mbatjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, më 28 nëntor, për të kundërshtuar Zajednicën dhe Demarkacionin.

Dhe sipas opozitës, qeveria nuk e ka hallin e terrorizmit,  por po e luan djallëzisht  këtë kartë për të penguar marshin opozitar të 28 nëntorit.

Sepse për dallim nga shteti i Kosovës, thotë opozita, kryeministri  Edi Rama ka dhënë një mesazh të sigurt se nuk ka vend për panik dhe se jeta duhet të vazhdojë normalisht.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka një apel për pushtetin, siç thotë të mos lëshojnë tollumbace alarmi sepse tubimi i 28 nëntorit do të jetë paqësor.

nitaj

“Ne do të jemi paqësor, dhe tubimi ynë nuk do ta rrezikojë sigurinë e askujt. Policia e Kosovës le ta kryej e qetë punën e saj. Manifestimi ynë ku do të marrin pjesë i madh e i vogël, nuk mund të lidhet me asgjë, përpos me një kundërshtim qytetar, për dy marrëveshjet, të cilat tashmë po i kundërshton shumica”, ka deklaruar Nitaj për tesheshi.com.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se Isa Mustafa e Hashim Thaçi, përmes Skënder Hysenit, janë duke e terrorizuar Prishtinën.visari

Ymeri ka vlerësuar se në një kohë kur liderët evropianë i bëjnë thirrje njerëzve të mos kenë frikë dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre të përhershme ekonomike, sociale, kulturore e politike – liderët tanë shfrytëzojnë çdo rast për të mbjellë panik, sepse duan ta përdorin frikën për të shtypur demokracinë e për të pezulluar aktivitetin opozitar.

“T’u tregojmë më 28 Nëntor që këto politika frikësimi e shantazhi nuk kanë sukses. T’u tregojmë që nuk lejojmë të na shkatërrohet vendi e përdhoset dinjiteti. T‘u tregojmë se jemi kundër këtyre marrëveshjeve, se këto marrëveshje nuk do të zbatohen. T’u tregojmë se nuk jemi as vartës, as klientë, e as vegla të tyre. T’u tregojmë se jemi qytetarë të lirë”, ka shkruar Ymeri.

lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kërkesa e kryeministrit për rritjen e sigurisë është tentim i qeverisë për të ndaluar marshimin paqësor të opozitës që e ka paralajmëruar me 28 nëntor. Lekaj ka thënë se pavarësisht këtyre, opozita mbetet e vendosur për ta organizuar këtë marsh dhe nuk do të ketë asgjë që do të ndalë. Ai është shprehur se kryeministri e ka bërë këtë qëllimisht për t’i frikësuar qytetarët për t’iu bashkuar marshit.

Shpendi

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është me rëndësi që me datën 28 nëntor të ketë një manifestim paqësor.

“Këto ditë po tentohet që të krijohet frikë e panik te qytetarët me arrestime e storie konspirative”, ka thënë Ahmeti.

/tesheshi.com/

Related Posts

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Next Post
Basha ndan mendjen: Më 8 dhjetor protestat që rrëzojnë Edi Ramën

Basha ndan mendjen: Më 8 dhjetor protestat që rrëzojnë Edi Ramën

“Je suis Paris”, fanella speciale e skuadrës Paris SG për dy ndeshjet e radhës

“Je suis Paris”, fanella speciale e skuadrës Paris SG për dy ndeshjet e radhës

Gjykata e Apelit në Prishtinë refuzon lirimin e deputetes Kadaj-Bujupi

Gjykata e Apelit në Prishtinë refuzon lirimin e deputetes Kadaj-Bujupi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni