Opozita e ka mbullyr protestën e saj me tiparin e mosbindjes civile, ku arriti që të për më shumë se tre orë rresht të bllokojë disa nga akset nacionale kryesore të vendit.
Radhë të gjata automjetesh u krijuan në aksin Tiranë – Vorë, në Milot, rrethrrotullimin e Çermës dhe Bradashesh. Madje pati dhe djegie gomash dhe sigurisht fjalime patietike ku u renditën të njëjtat akuza ndaj qeverisë.
Si Basha që u stacionua në Vorë e si Kryemadhi e vendosur në Bradashesh, kërkuan njëzëri lirimin e kuksianëve të mbetur në burg, e heqjen po ashtu të asaj që ata i thonë taksë në Rrugën e Kombit. /tesheshi.com/