Një operacion policor në Lezhë i koduar si “Luksi“, ka mundësuar sekuestron preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë sekuestruar 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 të tjerave me të njëjtin status luksoze, të cilat rezultojnë që të jenë në pronësi të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”
Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. /tesheshi.com/