Barriera e Madhe në brigjet verilindore të Australisë duhet të vendoset në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar, ka rekomanduar një mision i Kombeve të Bashkuara në një raport të publikuar.
Ajo paralajmëroi se pa veprime “ambicioze, të shpejta dhe të qëndrueshme” klimatike, guma koralore më e madhe në planet është në rrezik të madh.
Raporti është përpiluar në bazë të një misioni dhjetë ditor në zonën e Barrierës së Madhe të kryer nga zyrtarë të UNESCO-s dhe Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, raporton AP.
Guma, një habitat i jetës nënujore me diversitet dhe bukuri të jashtëzakonshme, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1981.
Raporti rekomandon që qeveria federale e Australisë dhe qeveria e shtetit federal të Queensland-it të vendosin qëllime më ambicioze në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, në përputhje me përpjekjet ndërkombëtare për të kufizuar ngrohjen e ardhshme të planetit në 1.5 gradë Celsius në krahasim me kohërat para-industriale.
Në raport, përpjekjet aktuale për të ndaluar zbardhjen masive të koraleve dhe për të ndaluar ndotjen e ujërave përreth shkëmbit, që çon në një rritje të aciditetit të tyre, i cili mund të jetë toksik për botën e gjallë, vlerësohen si të pamjaftueshme dhe të shpejta dhe efektive. /tesheshi.com/