OKB-ja ka njoftuar se do të hetojë raportet për vrasjet masive, torturën, dhunën seksuale dhe djegien e fshatrave Rohingya në Mianmar.
Të paktën 400,000 njerëz besohet të kenë ikur përtej kufirit në Bangladesh për t’i shpëtuar përdhunimit, vrasjes dhe shkatërrimit të fshatrave të tëra në shtetin perëndimor të Rakhinë nga ushtria dhe turmat nga vendi me shumicë budiste.
Refugjatët e dëshpëruar thuhet se janë parë duke u ngjitur nëpër gardhe me tela të kufirit në një përpjekje për të shpëtuar, ndërsa njoftohet se ushtarët po vendosin mina tokësore për t’u siguruar që ata nuk do të kthehen.
Rohingya, të cilët janë kryesisht muslimanë, janë përballur me persekutim në Mianmar për dekada, por ka pasur një eskalim të shpejtë të dhunës ndaj tyre që nga 25 gushti, pasi një grup i vogël militantësh islamikë sulmuan 30 stacione policore dhe një bazë ushtarake.
OKB ka thënë më parë se dhuna ishte një fillimini i një spastrim etnik dhe i kërkoi ushtrisë t’i jepte fund operacioneve në rajon, t’u ofrojë ndihmë grupeve humanitare dhe të angazhoheshin për të ndihmuar kthimin e sigurtë të civilëve në shtëpitë e tyre. /tesheshi.com/