Kombet e Bashkuara pritet ta shpallin ndotjen nga plastika si një kërcënim madhor për mjedisin. Kështu raportohet se po diskutohet për një plan të olerancës zero ndaj ndotjes së oqeaneve prej plastikës që mund të dakordësohet nga shtetet anëtare në një nga samitet ëpr mjedisin.
Qeverive po iu kërkohet të merren vesh për një traktat ligjor që ndalon mbetjet plastike të hidhen në det.
Për momentin, anijet e kanë të ndaluar të hedhin plastikë në det apo oqean, mirëpo nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar kundër masave të plastikës që lundrojnë nga toka në det.
Ekspertët thonë se plastika në oqean është një subjekt i duhur për një traktat global: ato përfaqësojnë një kërcënim në shkallë të gjerë. Ndotja nga plastika nuk njeh kufij ndërkombëtarë. Delegatët në Najrobi janë duke përgatitur udhëzimet përkatëse për takimin e nivelit të lartë muajin e ardhshëm. /tesheshi.com/