Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur udhëtimin e tij të fundit në vendet e Europës si president i një nga shteteve më të mëdha të botës.
Udhëtimi shtatë ditor do ta çojë Obamën në Greqi për herë të parë, në Gjermani ku do të takohet me Kancelaren Angela Merkel dhe me liderë të tjerët europianë gjatë rrugës së tij për në Peru, ku edhe do të marrë pjesë në samitin e bashkëpunimit ekonomik aziatiko-paqësor.
Obama po e përdor këtë “arratisje” të fundit një javore edhe për të bërë një vizitë në Parthenon, ku do të takohet me aleatët e tij politikë dhe do të mundohet t’i “bindë” ata se axhenda politike e vendeve të tyre me Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk ka pse të ndërpritet dhe duhet të vazhdojë edhe gjatë kohës së qeverisjes së Trump.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të përdorë fjalimin e tij për të treguar rritjen ekonomike të SHBA-ve gjatë drejtimit të tij”- thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë./tesheshi.com/