Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama në koment të raportit të departamentit Amerikan të Shtetit për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, e cilësoi situatën dramatike duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe me përgjegjshmëri të institucioneve përkatëse.
“Situata e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri, dramatike. LSI ka apeluar për rëndësinë që merr lufta e vendosur kundër trafikuesve të drogës. I bëj thirrje institucioneve të reagojnë me përgjegjshmëri, pa demagogji. Më e pakta ka munguar reagimi i duhur nga ana e institucioneve. Në këto kushte alarmi duhet të japim një reagim konkret”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama. /tesheshi.com/